Nga janari deri në shtator të vitit 2025, 16 fëmijë janë braktisur në Kosovë.
Disa kur lindën e disa kur u bënë adoleshentë.
Ndoshta nga mosha dallojnë, por të gjithë kanë një gjë të përbashkët, u braktisën.
Këto të dhëna i bëri të ditura Ministria e Drejtësisë për Kiks Kosovën, të mbledhura përmes Qendrave për Punë Sociale nëpër komuna.
11 prej fëmijëve të braktisur janë djem e 5 të tjera vajza.
Shumica prej tyre u braktisën kur lindën apo edhe kur i bënë një vit.
Ndërkaq, tre nga ta u braktisën sa ishin adoleshentë, rreth 14–15 vjeç.
Vetëm tre prej këtyre fëmijëve gjetën ngrohtësi brenda farefisit, dy të tjerë u bashkuan me prindin biologjik, ndërsa 11 u morën nga familje jashtë lidhjeve të gjakut.
Megjithatë, asnjëri prej të 16-tëve fëmijë të braktisur nuk përfundoi në strehim rezidencial.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, një fëmijë mund të vendoset në forma të tjera të përkujdesjes, si strehimi rezidencial, vetëm në rastet kur kjo vlerësohet si zgjidhja e fundit dhe nuk është në interesin më të mirë të fëmijës që të qëndrojë në kujdes familjar.
Pse prindërit hoqën dorë nga fëmijët e tyre?
Për këto dhe shumë të tjera, më poshtë e gjeni kronikën e përgatitur nga KIKS Kosova.











