Startseite » Toyota parashikon që shumica e blerësve të GR Corolla të zgjedhin manualin mbi automatikun
Tech

Toyota parashikon që shumica e blerësve të GR Corolla të zgjedhin manualin mbi automatikun

Toyota GR Corolla 2025 ka zbritur në “brigjet e SHBA-së” dhe, për herë të parë ndonjëherë, është në dispozicion me një transmision automatik me tetë shpejtësi.

Ndërsa disa mund të kishin supozuar se automatiku do të kapte një pjesë të konsiderueshme të blerësve, Toyota nuk duket se mendon kështu.

Marka pret që pjesa më e madhe e blerësve do të “tërhiqet” ende drejt manualit me gjashtë shpejtësi.

Një pjesë jo e vogël e prodhuesve ofrojnë vetura me opsione të transmetimit manual dhe automatik.

Megjithatë, në raste të tilla nuk njihet ndonjë prej tyre që “pret të favorizohet” manuali kundrejt opsioneve automatike. /Telegrafi/