Startseite » Paralajmërohen ditë të vështira për Vuçiqin
Lajme

Paralajmërohen ditë të vështira për Vuçiqin

Paralajmërohen ditë të vështira për Vuçiqin
Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e përmendi shkurtimisht Kosovën

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e përmendi shkurtimisht Kosovën duke folur para deputetëve në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, të martën.

„Kosova… Nuk e përmenda Kosovën. Atje do të ketë zgjedhje. Nuk pres se do të mund të lëvizim para zgjedhjeve, por shpejt pas zgjedhjeve duhet të lëvizim.

Sepse nuk mund të flasim për rajonin e Ballkanit Perëndimor nëse nuk flasim për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ose ndaras se çfarë është duke bërë Kosova e çfarë është duke bërë Serbia“, tha Kos.

Burjani: Serbia prej marsit nuk do t’i ketë punët mirë

Paralajmërohen ditë të vështira për Vuçiqin
Burjani: Serbia prej marsit nuk do t’i ketë punët mirë

Njohësi i politikës, Blerim Burjani në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se kjo deklaratë e saj nënkupton se asnjëra palë nuk mund të ikë nga rruga e BE-së, sepse cila të ikë nuk mund të kthehet më.

Ai thotë se ky do të jetë kusht i rëndë për dy palët.

“Kjo deklaratë nënkupton se asnjëra palë nuk mund të ikë nga rruga e BE-së, cila të ikë nuk kthehet më. Kusht i rëndë për të dy palët, pra tash janë në pritje të përfundimit të zgjedhjeve dhe me fillu me u marr me zgjidhjen. Pa normalizim nuk ka BE, as integrime në BE e as zhvillim. Risi është se BE e sheh Trumpin të rëndësishëm për të zgjidhur problemin Kosovë -Serbi, pra e kanë Trump dhe po e kërkojnë edhe BE për të ndihmuar për të zgjidhë problemin, me Kosovën”, thotë ai.

Në vazhdën e përgjigjes Burjani, thotë se Serbia prej marsit do t’i ketë punët keq dhe kjo Vuçiçin e qet prej lojës politike në Serbi.

“Vuçiç i do SHBA-në dhe BE-në, sidomos arkën financiare të tyre, por pa e lënë anash Rusinë e Kinën, edhe SHBA dhe BE e kanë një rrugë ose me ia ndalë Serbisë vëllazërinë me Rusinë dhe Kinën.

Trump, më shumë nuk e duron ndikimin e Kinës se sa Rusinë, pra Serbia prej marsit nuk do t’i ketë punët mirë, është koha për t’u përcaktuar nga Serbia dhe kjo Vuçiçin e qet prej lojës politike në Serbi. Tash, a do të kërkojë partnerë të rinj BE dhe SHBA varet nga Vuçiçi”, deklaron ai.

Etiketimet