Lajme

Osmani në Budapest takon edhe presidenten e KE-së, Von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Budapest, ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Presidentja tha se me Von der Leyen ka vazhduar diskutimet e filluar më herët në Kosovë.

“Me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vazhdim i diskutimeve që i filluam gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë, para më pak se dy javësh”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja Osmani dje dhe sot gjatë dite, ka takuar liderë të vendeve të ndryshme, dje ajo është pritur nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njëherësh ka takuar edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. /Telegrafi/