OpenAI mund të ketë miliarda në llogaritë e saj bankare, por kompania po përgatitet të afromë më shumë investime sipas një raporti të The Wall Street Journal.
Sipas WSJ, OpenAI është në bisedime për të siguruar 40 miliardë dollarë investime që do ta vlerësonin kompaninë me 340 miliardë dollarë. Ky raund investimi do të udhëhiqet nga SoftBank me 15-25 miliardë dollarë që do të hidhen në krijuesin e ChatGPT.
Nëse OpenAI e mbyll këtë raund investimi, do të ishte një arritje e madhe për startupin i cili në Tetor vlerësohej me 157 miliardë dollarë.
WSJ thotë se OpenAI do të përdorë kapitalin për të financuar operacionet e biznesit që janë me humbje dhe të përmbushë angazhimet e saj ndaj Stargate, projektit ambicioz të ndërtimit të qendrave të të dhënave AI në SHBA.
Në 2024 raportohet se OpenAI ka pasur humbje prej 5 miliardë dollarësh dhe të ardhura 3.7 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian