Startseite » Italia bllokon qasjen në DeepSeek
Tech

Italia bllokon qasjen në DeepSeek

Autoriteti Italian për mbrojtjen e të dhënave tha ditën e Enjte se ka bllokuar modelin AI Kinez DeepSeek për mungesë transparence të përdorimit të të dhënave personale.

Prej ditës së Mërkure DeepSeek nuk mund të aksesohej në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në Itali, një ditë pasi autoriteti kërkoi informacion nga kompania për përdorimin e të dhënave personale.

Veçanërisht autoritetet duan të dinë çfarë të dhënash personale grumbullohen, nga cilat burime, për çfarë qëllimesh dhe mbi çfarë baze ligjore. Gjithashtu kërkohet informacion nëse të dhënat personale të përdoruesve ruhen në Kinë.

Vendimi i autoritetit, që ka për qëllim të mbrojë përdoruesit Italinë, erdhi pasi kompanitë Kineze që ofrojnë shërbime për DeepSeek, ofruan informacion që konsiderohej i pamjaftueshëm.

Autoritetet Italiane thanë se vendimi pati efekt të menjëhershme dhe gjithashtu ka hapur një hetim. Modeli Kinez AI javën e kaluar lançoi një asistent AI që përdor më pak të dhëna dhe është zhvilluar me një kosto tejet të ulët krahasuar me asistentët e kompanive Amerikane.

Ky lajm shembi tregjet të frikësuara se industria AI është shndërruar në një flluskë. /PCWorld Albanian