Shkrimtari dhe publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër pas lajmit për arrestimin e gazetarit Valon Syla, i cili dyshohet për dhunë në familje dhe “lëndim të lehtë trupor”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Mekuli e quan Sylën “propagandist të njohur për ofendime dhe lëndime të rënda psikologjike e historike ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar”.
Ai shton me ironi se nuk është çudi që “ai që lëndon rëndë një popull, lëndon lehtë edhe gruan e tij”, duke e konsideruar këtë sjellje si vazhdimësi të një qasjeje denigruese ndaj vlerave kombëtare dhe shoqërore.
Postimi:
“Lëndim të lehtë trupor”
Propagandisti Valon Syla, i njohur për ofendime dhe lëndime të rënda psikologjike e historike ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, qenka arrestuar për “dhunë në familje” dhe “Lëndim të LEHTË trupor”!
“Analisti” që lëndon RËNDË një popull dhe një UÇK, nuk është çudi që ky “lëndon LEHTË” edhe gruan e tij.
Unë çuditem pse po çuditeni!