Startseite » Çfarë duhet të konsumojmë për të balancuar sheqerin në gjak
Shëndeti

Çfarë duhet të konsumojmë për të balancuar sheqerin në gjak

Një nga temat më të diskutuara për mirëqenien është niveli i glukozës, ose i quajtur ndryshe sheqeri në gjak

Nivelet e sheqerit ndikojnë në shëndetin tonë duke na zgjuar gjatë natës, duke shkaktuar uri të papritur, ndryshime humori dhe lodhje. Për më tepër, ato ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike.

Specialistja e mjekësisë funksionale dhe nutricionistja Leona West Fox, na shpjegon rëndësinë e balancimit të sheqerit në gjak:

“Balancimi i sheqerit në gjak ndihmon në rregullimin e niveleve të energjisë dhe funksionit optimal të trurit. Ai gjithashtu luan një rol kyç në parandalimin e sëmundjeve kronike si diabeti, demenca, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.”

Për të arritur balancimin e sheqerit në gjak, dieta është thelbësore. Leona sugjeron një kombinim të thjeshtë për të krijuar një vakt të ekuilibruar:

1. Fibra të larta: angjinare, avokado, bishtajore, lakra Brukseli, brokoli, farat chia, thjerrëza, tërshëra, dardha, quinoa, mjedra, bizelja e ndarë.

2. Proteina: bajame, gjizë, pulë, vezë, kos grek, mish i kuq pa yndyrë, thjerrëza, farat e kungullit, salmon, tofu, gjeldeti.

3. Yndyrna të dobishme: avokado, vaj avokadoje, farat chia, kokos, vaj kokosi, vaj lini, arra,
vaj ulliri, kos.

4. Karbohidrate me indeks të ulët glikemik: bishtajore dhe thjerrëza, oriz kaf, hikërror, tërshërë, quinoa, kungull, patate të ëmbla, pasta integrale, bukë me fara dhe pa miell, oriz i egër.

Sugjerohet një darkë e hershme dhe një agjërim 12-14 orësh gjatë natës. Kjo i jep trupit kohë për të metabolizuar ushqimin dhe ndihmon në parandalimin e ngritjeve të sheqerit në gjak para gjumit, citon Anabel.

Agjërimi gjatë natës përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, ndihmon në djegien e yndyrës dhe redukton rrezikun e rezistencës ndaj insulinës. /Telegrafi/