Burim Vatovci u eliminua të premten nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ish-konkurrenti ka lënë përgjysmë garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
I ftuar në “Big Talk”, në intervistën e parë pas daljes nga ky format, ai ka përmendur gjërat që mendon se e penalizuan më shumë.
I njëjti duket se i ka rënë pishman dhe se tani mendon ndryshe për videon e Rezit, ku ai në një formë po e bullizonte për mënyrën se si ec dhe shikon.
Ish-konkurrenti tutje theksoi: “Bullizimi i parë ka qenë i Rezit që jashtë është parë si bullizim që kanë reaguar edhe VIP-at e Kosovës, aty e kuptova gabimin tim por secili njeri gabon.
Falënderoj publikun që ka shprehur përkrahje për mua pa marrë parasysh çka-do që ka ndodhur. Bullizimi tjetër ka qenë prej Arionit, se ai është bullizues”.
Burimi vlen të ceket se qëndroi për më shumë se një muaj në këtë reality shou. /Telegrafi/