Programi festiv i fundvitit i televizionit ABC, “The Wonderful World of Disney: Holiday Spectacular”, këtë vit do të ketë në mesin e yjeve pjesëmarrëse edhe këngëtaren me rrënjë shqiptare Bebe Rexha. Artistja do të ngjitet në skenë me interpretimin e saj të këngës së njohur të Brenda Lee, “Rockin’ Around the Christmas Tree”, një klasik që çdo vit rikthen atmosferën e festave.
Në pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale, Bebe shfaqet me një paraqitje elegante dhe të sofistikuar, duke reflektuar shkëlqim dhe energji festive. Përveç saj, në spektakël do të marrin pjesë edhe emra të njohur si Gwen Stefani, Nicole Scherzinger, Aloe Blacc, Mariah the Scientist dhe Iam Tongi, të cilët do të sjellin një mbrëmje plot muzikë, ngjyra dhe ndjenjë të vërtetë festive.










