Showbiz

Afërdita Paqarada rikthehet si opinioniste e BBVK4? (VIDEO)

Ish-missi i Kosovës, Afërdita Paqarada në “Weekend” në Klan Kosova ka folur për eksperiencën e saj si opinioniste e BBVK.

Ajo tha se si opinioniste ka qenë vetvetja dhe e ka dhënë maksimumin sa ka qenë e angazhuar.

Megjithatë, Paqarada tha se për arsye të balancës me kohën nuk mundet të rikthehet në opinioniste.

Ajo ndër tjerash tha se si banore nuk do të mund të hynte, kjo pasi nuk mund të rrinte larg fëmijëve të saj.

“Ka qenë hera e parë një eksperiencë e mire, tepër interesante, ku kam marrë edhe mësime. Roli i opinionistes është shumë delikat sepse lypet me gjyku edhe duhesh me qenë e drejtë, mirëpo personaliteti jem nuk është me pa vetëm anën negative, me kriju situata që tërheqin vëmendje”, tha Paqarada.

Ndër tjerash, ajo foli edhe për bukurinë, për çka tha se balanca në jetë e reflekton të bukurën.

“Kur e ke një balanc të duhur edhe e reflekton bukurinë. Është e rëndësishme jo veç me u dok bukur, por me u ndi mirë”, tha Paqarada.

Ndiqeni videon për më shumë detaje: