Showbiz

Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos

Gjatë spektaklit të natës së kaluar (e shtunë), Mateo i bëri një surprizë Brikenës, duke thyer akullin mes tyre dhe duke krijuar një moment të veçantë brenda shtëpisë.

Brikena shprehu mirënjohjen e saj për Mateon pas kësaj surprize.

“Unë desha ta falënderoj shumë Mateon për këtë surprizë, edhe juve që e keni realizuar këtë gjë. Mateos do t’ia jap një mundësi për t’u njohur, jo për gjë tjetër”, tha ajo.

 BBVA/YouTube

Kur Mateo e pyeti: “Po një përqafim miqësor?”, Brikena iu përgjigj: “Por përqafimin nuk e ndiej t’ia jap tani, kështu që po ia jap vetëm dorën”.

Ndërsa Mateo u përpoq sërish: “O Ledion, një përqafim s’e meritoj?”

Momenti u komentua shumë edhe nga opinionistët.

Arber Hajdari: “Brikena është shumë e ftohtë, gur fare o burrë”.

Monika: “Pse, çka do ti, të ndezi rezistencat Brikena?”

Arbri: “Jo, por është shumë e ftohtë. Tani, u preka unë këtu, edhe ti me mua ishte duke u prekur”.

Monika, sa i përket momentit që Brikena i dha vetëm dorën Mateos, tha se as Trumpi me Putinin nuk kanë qenë aq të ftohtë”. /Telegrafi/