Showbiz

Elijona flet me Toneyn pas mesazhit të babait të tij (VIDEO)

Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Elijona dhe Toney kanë diskutuar rreth asaj çka i tha babai këtij të fundit.

Babai i Toneyt, Ekremi pati një mesazh të qartë dhe të prerë për të birin, që të rri larg Bia Khalifës.

Derisa i propozoi të afrohet me Elijonën duke i thënë se “në dashni moshë nuk ka”, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, Elijona i tha Toneyt se vlerëson shumë fjalët e babait të tij.

“Për pjesën kur më ka përmendur babai yt, më ka ardh shumë mirë. Fjalët e çdo babe i respektoj, sepse kur fol një baba, ka peshë shumë”, tha Elijona.

Për të parë më shumë nga ky moment, shihni videon e mëposhtme: