Showbiz

Teuta Selimi dhe Ermal Fejzullahu po vijnë me bashkëpunim

Ermal Fejzullahu dhe Teuta Selimi janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Dyshja e famshme shqiptare po sjellin një tjetër këngë të kompletuar me videoklip.

“Marre” mban titullin ky projekt i tyre, për të cilin siç duket kanë filluar edhe xhirimet.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, nuk ka bërë të ditur ndonjë datë se kur mund të lansohet për fansat e publikun.

Ky kombinim nuk ka dyshim se do të pëlqehet pasi shquhen për zërat e tyre të veçantë.

Ata këtë periudhë kanë qenë shumë të angazhuar me projekte solo.

Ndër të tjerash, janë shumë të kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/