Startseite » Tomori pritet të rikthehet në Londër, por jo te Chelsea
Sport

Tomori pritet të rikthehet në Londër, por jo te Chelsea

Fikayo Tomori pritet të largohet nga Milani në fund të merkatos së janarit.

Mbrojtësi i kuqezinjëve është afër rikthimit në Angli.

Raportohet se skuadra e Tottenhamit është në bisedime me Milanin për të arritur një marrëveshje.

Po ashtu ”Spirs” ka bisedime direkte edhe me Tomorin.

27-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2020, kur u transferua nga Chelsea.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 20-25 milionë euro.