Atalanta pësoi një humbje zhgënjyese në shtëpi kundër Sassuolos, e cila fitoi 3-0 falë dy golave të Berardi (goli i parë një penallti) dhe një goli të Pinamonti.
Për Atalantën, e cila vjen pas një fitoreje të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve në Marseille, kjo ishte humbja e dytë radhazi në ligë, duke vënë në pikëpyetje pozicionin e Juric si trajner.
Ekipi i Grosso-s luajti mirë, duke shfaqur një mbrojtje të vendosur dhe duke prodhuar kundërsulme vdekjeprurëse, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, Sassuolo e kaloi Atalantën në renditje dhe u zhvendos në 16 pikë, ndërsa Atalanta mbeti në 13.










