Sport

Skitarja Kiana Kryeziu sërish e pa fat

Skitarja kosovare Kiana Kryeziu mori pjesë për herë të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, por sërish nuk arriti ta përfundojë garën.

Në sllallomin e madh, ajo doli nga shtegu, duke mos arritur ta mbyllë këtë përballje të rëndësishme.

Sporistja kosovare, do të ketë një tjetër mundësi për të treguar aftësitë e saj në disiplinën e sllallomit, e cila zhvillohet të mërkurën, ndërsa tifozët presin me padurim rikthimin e saj në pistë.