Tech

Si të shmangni videot e padëshiruara në YouTube?

YouTube po mbushet gjithnjë e më shumë me video që synojnë vetëm klikime, përmbajtje të prodhuara nga inteligjenca artificiale dhe materiale të ricikluara pa vlerë reale. Shikimi i tyre ndikon direkt te algoritmi, i cili vazhdon t’ju sugjerojë më shumë të njëjtat video.

Ekspertët rekomandojnë tre hapa për ta pastruar “feed”-in tuaj:

Shënoni videot që nuk ju interesojnë – Klikoni te tre pikat pranë çdo videoje dhe zgjidhni “Nuk jam i/e interesuar” ose “Mos rekomando kanalin”;

Pushoni historinë e shikimit – Në cilësimet e privatësisë, kjo parandalon që videot e rastësishme të ndikojnë në rekomandime;

Fshini historinë e shikimit – Opsioni “Fshi gjithë historinë” rikthen algoritmin në zero dhe YouTube nis të sugjerojë vetëm bazuar në preferencat tuaja të reja.