Më datë 15 tetor 2024, në Qytetin Studenti, në banesën e tij, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç dhe punonjës i Gardës së Republikës, ka qëlluar veten me armë zjarri.
Ai është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor është angazhuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur arsyet që e çuan atë në këtë akt ekstrem.
Autoritetet po punojnë për të mbledhur informacione të plota mbi ngjarjen dhe për të kuptuar më mirë situatën tij si dhe faktorët që mund të kenë kontribuar në këtë tragjedi. /Telegrafi/