Startseite » Prokuroria Speciale e intervistoi Nagip Krasniqin si i dyshuar për një çështje penale
Lajme

Prokuroria Speciale e intervistoi Nagip Krasniqin si i dyshuar për një çështje penale

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, (PSRK) Nagip Krasniqi është intervistuar sot gjatë ditës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi, e cila tha se Krasniqi është ftuar nga prokuroria dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për një çështje penale, të cilën prokuroria është duke e hetuar.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se N.K. është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka thënë Kozmaqi për Betimi për Drejtësi, pa dhënë detaje të tjera.

Ndryshe, ndaj Krasniqi tashmë është duke u zhvilluar një  procese gjyqësor lidhur me akuzën për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.