Vetëm pak vite pasi ndryshoi emërtimet e procesorëve mobile, Qualcomm ka vendosur ta bëjë përsëri. Snapdragon 8 Elite është çipi më i ri i segmentit të lartë të kompanisë dhe njëlloj si çipet për laptopët merr emërtimin “Elite.”
Në përbërje ka bërthamat e reja procesorike Oryon. Kompania thotë se si rezultat ka peerformancë më të lartë në AI dhe ofron mbështetje për inteligjencën artificiale multi-modale.
Arkitektura procesorike Oryon është marrë nga çipi i laptopëve dhe Qualcomm e quan çip i gjeneratës së dytë.
Zëvendëson bërthamat Kryo që qualcomm ka përdorur në çipet e kaluara mobile dhe përmban dy bërthama “Prime” dhe gjashtë bërthama performance.
Është integruar gjithashtu modemi X80 5G dhe grafika Adreson me një arkitekturë të re dhe memorie të dedikuar.
Snapdragon 8 Elite sjell përmirësime për çipi e dedikuar proceseve AI quajtur NPU. Kjo e fundit ofron mbështetje për asistentët multi-modalë AI dhe mund të përpunojë tekst dhe përmbajtje vizuale.
Gjithashtu ofron mbështetje për mjetet e fshirjes së objekteve nga videot përmes AI, diçka që gjer më sot ka qenë e sfiduese. Prej telefonëve që do të fuqizohen nga çipi i ri janë flagshipët e Samsung, Xiaomi, Oppo, OnePlus, Honor dhe OnePlus. /PCWorld Albanian