Startseite » Përfundon takimi Rama- Kurti, ja për çka u dakorduan kryeministrat
Lajme

Përfundon takimi Rama- Kurti, ja për çka u dakorduan kryeministrat

Ka zgjatur vetëm 6 minuta takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, pas mbledhjes së dy kuvendeve në Prishtinë.

Takimi u mbajt në ambientet e ndërtesës së qeverisë së Kosovës.

Nuk dihet kush ka qenë biseda mes dy kryeministrave e cila para kamerave u mbyll me një shtrëngim duarsh, raporton “Report Tv”.

Siç raporton media, nga qeveria është bërë e ditur së në këtë takim është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030.

 

Etiketimet