Startseite » ‘Nikli’ e ndali Dritën por jo edhe Ferizajin
Sport

‘Nikli’ e ndali Dritën por jo edhe Ferizajin

kuadra e Ferizajit ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Feronikeli’74.

Skuadra nga Drenasi u mposht 0-1 në shtëpi, në ndeshjen që e hapi xhiron e dhjetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Realizator i vetëm në këtë ballafaqim rezultoi të jetë Abdeen Abdul, i cili e konkretizoi penalltinë, raporton Klankosova.tv.

“Nikli” që javën e kaluar barazoi pa gola me Dritën, nuk arriti dot që të vazhdojë me seri pozitive, duke mbetur kështu në vendin e fundit me vetëm dy pikë.

Nga ana tjetër, ferizajasit tashmë do të rrinë të qetë (të paktën këtë vikend), pasi me 13 pikë të grumbulluara, gjenden në pozitën e shtatë, mbi Gjilanin dhe Dukagjinin që kanë nga 9 pikë, njofton Klankosova.tv.

E pikërisht këto dy skuadra do t’i zhvillojnë nesër ndeshjet e radhës.

Gjilani e pret Llapin, kurse te Dukagjini në Klinë udhëton kampioni aktual i Kosovës, Ballkani.

Derbi i kësaj xhiro zhvillohet të dielen në stadiumin “Liman Gegaj” ku Malisheva është nikoqire e Dritës.

Po këtë ditë luhet edhe ndeshja ndërmjet Suharekës dhe Prishtinës.