Startseite » Nëse do drama dhe thashetheme, *mos* shko te këto shenja
Horoskopi

Nëse do drama dhe thashetheme, *mos* shko te këto shenja

Në këto ditë kur dramat rrethojnë këdo dhe dashur padashur, njerëzit përkushtohen për të ditur më shumë, ka 3 shenja specifike të cilat shohin terezinë e vet dhe s’u intereson fare për thashethemet. Me shumë gjasa, nëse një thashethem, apo do të marrësh vesh një të re, këto shenja s’do e kenë haberin fare.

Peshorja

Peshorja është shenja më e drejtë, e cila kërkon ekuilibër në të gjitha aspektet jetësore. Për çdo debat apo keqkuptim, Peshorja do të bëjë paqe dhe të gjejë konsensusin. Peshroja, gjithashtu nuk do të bëhet pjesë e dramave dhe debateve, duke i qëndruar sa më larg kaosit.

Bricjapi

Që të flasim troç, Bricjapit i intereson vetëm vetja. Mund të të duket një fjali pak e rëndë, por kjo është e vërteta. Bricjapi e ka mendjen te karriera, paratë, mënyra se si të arrijë më shumë sukses dhe sigurisht që s’ka kohë për drama dhe thashetheme ka transmetuar Anabel.al.

Peshqit

Si ëndërrimtarët e horoskopit, Peshqit thjesht humbasin në botën e tyre. Ndërkohë që ndodhin dramat dhe bëhet nami, Peshqit janë duke ëndërruar për dasmën, emrat e fëmijëve, fytyrat e tyre të ëmbla, pasurinë që duan të kenë e të tjera. Pra, s’bëhet mbarë për thashetheme.