Tech

iOS 18.2 sjell një veçori shumë të dobishme në aplikacionin Find My

Nëse keni një iPhone që operon me iOS 18 dhe jeni regjistruar në programin e zhvilluesve të Apple, ju mund të shkarkoni dhe instaloni versionin beta të iOS 18.2.

Një prej veçorive më të spikatura në sistemin operativ eksperimental është mundësia për të ndarë vendndodhjen e një sendi të humbur i lidhur me rrjetin Find My të Apple me një palë të tretë.

Përdoruesit e kishin të mundur të dërgonin vendndodhjen e një sendi me njerëzit që janë në listën e kontakteve por Apple thotë se ndryshimi më i fundit vlen në rastet kur keni nevojë për ndihmën e një huaji.

Për shembull nëse keni humbur diçka në një aeroport apo avion, mund të ndani informacionin e sendit me stafin e kompanisë apo personelin e aeroportit.

Kur zgjidhni opsionin “Share Item Location” në aplikacionin Find My, do të keni një opsion për të dërguar lidhjen që tregon vendndodhjen e sendit të humbur. Marrësi i lidhjes mund ta hapë atë në çdo pajisje edhe nëse nuk është një iPhone apo iPad si dhe mund të shikojë e-mail-in ose numrin e telefonit të lidhur me llogarinë tuaj Apple.

Ju mund të shikoni sesa njerëz e kanë vizituar lidhjen dhe kanë një afat skadence që përfundon ose në momentin që merrni objektin ose pas një javë nëse nuk e keni gjetur.

Funksionaliteti aktualisht është në fazë testimi ndërsa do të mbërrijë me versionin final të iOS 18.2. /PCWorld Albanian

Etiketimet