Pas frenimit të orëve të fundit, Interi po tenton një lëvizje tjetër për të rihapur negociatat për Diaby. Gjatë ditës do të kërkohen hapësira për ta sjellë lojtarin e lindur në vitin ’99 në Milano.
Chivu e dëshiron përforcimin e skuadrës: Diaby është një lojtar i gjithanshëm, që e njeh mirë Serie A dhe mbi të gjitha është shumë i aftë në driblim dhe në kalimin e kundërshtarit, cilësi që mungojnë në ekipin e trajnerit zikaltër.
Është një futbollist që prej disa sezonesh arrin shifra dyshifrore mes golave dhe asistimeve: sezonin e kaluar ai dha 14 asistime.
Siç u raportua dje, të shtunën më 31 janar, sauditët nuk i kishin pranuar kushtet e propozuara nga Interi, i cili fillimisht kishte ofruar një huazim me të drejtë blerjeje të vendosur në 35 milionë euro. Më pas, zikaltërit ishin shprehur të gatshëm ta kthenin të drejtën në detyrim blerjeje, por pa kaluar shifrën e 28 milionë eurove.
Oferta e re e Interit rrit besimin: klubi ka vënë në tavolinë një propozim për huazim me të drejtë blerjeje, e cila mund të shndërrohet në detyrim nën kushte të caktuara. Përgjigjja e Al Ittihad pritet në orët në vijim. /Klankosova.tv











