Barcelona ka mundur Elchen 1-3 në javën e 22-të të La Ligës.
Lamine Yamal, 6’, Ferran Torres, 40’, dhe Marcus Rashford, 72’, ishin realizatorët te Blaugranët.
Golin e vetëm për vendësit e shënoi Alvaro Rodriguez, 29’.
Me këtë fitore, katalunasit kanë 55 pikë, pesë më shumë se Real Madridi por që këta të fundit kanë një ndeshe më pak të luajtur.











