Sport

Atlanta United shokon Inter Miami

Atlanta United shokoi Inter Miami në ndeshjen e dytë të raundit të parë të playofit të MLS Cup. Xandle Silva, i cili u fut në lojë në minutën e 89’, realizoi në minutën e 4 shtesë rrjetën që i dha ekipit të tij suksesin.

Ekipi nga Florida zhbllokoi rezultatin në minutën e 40 të lojës. Portieri i Atalantës, Brad Guzan humbi topin i ndikuar edhe nga Federico Redondo. Ky i fundit pasoi te David Martinez, i cili e pati të lehtë që ta fuste topin në rrjetë.

Në të 58, Pedro Amador krosoi drejt zonës ku Derik Uilliams realizoi golin e parë të këtij viti. Në të 83, Mesi pati një shans të artë për të kaluar Inter Miami në avantazh, por gjuajtja e tij ishte e gabuar.

Por surprizën e solli Silva, i cili i dha ekipit të tij një fitore të madhe, ndërsa pas 2 takimeve në këtë fazë, secili ekip ka nga një fitore.