Lajme

“Drejtësi, jo politikë”, FFK i bashkohet protestës së 17 shkurtit

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës së organizuar nga platforma Liria ka Emër më 17 shkurt.

Përmes një thirrjeje publike, FFK u ka bërë apel komunitetit të futbollit dhe të gjithë qytetarëve që të marshojnë për drejtësi dhe në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare, shkruan Klankosova.tv

Protesta do të mbahet më 17 shkurt 2026, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. /Klankosova.tv