Sport

Rashani shënon dhe asiston për Clemontin

Vazhdon shkëlqimi i Elbasan Rashanit te Clemonti në Francë. Sulmuesi i krahut ka shënuar një gol dhe ka bërë edhe një asistim për ekipin francez në duelin kundër Metzit, që po zhvillohet aktualisht.

Së pari, Rashani asistoi te goli i parë i Clemontit që e shënoi Mohamed Bayo në minutën e 35-të. Ndërkaq, sulmuesi i Kosovës e gjeti golin në minutën e 58-të për të barazuar rezultatin në 2:2.

Për Rashanin është goli i tretë në elitën e futbollit francez me Clemontin. Ka edhe dy asistime në katër ndeshje.

Rashani u zëvendësua në minutën e 72-të. Kjo ishte ndeshja e parë që ai luajti si titullar.

Advertisement Small

Radio Nostalgjia

Radio Nostalgjia është Radio me seli në Zvicer, kryesisht jemi një radio me platform vetëm online dhe mundohemi ti argetojmë mira shqipëtarë anë e mbanë botës. Jemi shumë te lidhur edhe me diasporen tonë të dashur, të cilet kanë kontribuar dhe po kontribojnë shumë në trojet shqipëtare.