Sulmuesi i Chelseat, Timo Werner ka përfunduar në çdo medium pas një rasti të pabesueshëm, ku ia mohoi golin bashkëlojtarit të tij, Olivier Giroud, teksa vet nuk shënoi nga më pak se një metër.
Chelsea fitoi me rezultat 3-1 ndaj Leeds United në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Olivier Giroud (27’) Kurt Zouma (61’) dhe Christian Pulisic (90+) për Blutë, ndërsa Patrick Bamford (4’) për Leedsin.
Megjithatë, një rast i minutës së tetë me akter gjermanin Werner ka pushtuar rrjetet sociale.
Werner u mundua të fusë topin në rrjetë nga një afërsi prej një metër, por bërë një huqje të jashtëzakonshme.
Add Comment