Sport

FIFA deklarohet rreth futjes së kartonit të kaltër në futboll

FIFA ka reaguar në lidhje me mundësinë e futjes së kartonit blu në futboll. Sipas The Telegraph, IFAB (Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit) i ka dhënë dritën jeshile eksperimentimit të kartonit blu.

Që do t’i lejonte arbitrit të ndeshjes të largonte nga fusha për 10 minuta lojtarët që protestojnë në formë agresive. Ose kryejnë faulle taktike për të ndërprerë lojën.

Revolucion i madh në lojën më të bukur me top, që pritet të aplikohet në fillim në ligat e ulëta të futbollit anglez.

Ndërkohë, kombinimi i dy kartonëve blu ose një kartoni blu pas atij të verdhë, do të sillte përjashtimin nga loja. Njësoj si kartoni i kuq.

“FIFA dëshiron të sqarojë se artikujt për të ashtuquajturin karton blu në nivelet elitare të futbollit janë të pasakta dhe të parakohshme.

Ashtu si çdo provë, nëse do të zbatohej, testimi do të duhej të kufizohej në nivelet më të ulëta, një pozicion që FIFA synon ta përsëritë kur kjo çështje të diskutohet nga IFAB më 2 mars”.

TOP10 Albanian Hits

TOP10 Albanian Hits

Ergebnisse anzeigen

Wird geladen ... Wird geladen ...

Reklama