Sport

Allegri kërkon përforcime pas startit të dobët në Serie A

Një pikë e fituar në dy ndeshjet e para të edicionit të ri në Serie A të Italisë e ka shtyrë trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri të kërkojë përforcime nga drejtuesit e klubit.

Allegri në konferencën për media pas disfatës së pësuar në Torino nga Empoli 1:0, ka thënë se klubi është përgjegjës për të negociuar me lojtarë. Por, ai ka insistuar se pret të ketë ardhje të reja. Ditë më parë, Juventusit iu largua ylli portugez, Cristiano Ronaldo. “Zonja e Vjetër” është në negociata për ta transferuar Mauro Icardin.

“Klubi është përgjegjës për negociatat kur kanë mbetur edhe tri ditë para përfundimit të afatit kalimtar, kështu që le të shohim se kush do të vijë”,ka thënë Allegri. Juventusi ka transferuar së fundi sulmuesin nga Evertoni, Moise Kean. Ai në Torino ka mbërritur pas ndeshjes që Juventusi e humbi nga Empoli në “Allianz Stadium”.

About the author

admin

Komento

Click here to post a comment

Advertisement Small

Radio Nostalgjia

Radio Nostalgjia është Radio me seli në Zvicer, kryesisht jemi një radio me platform vetëm online dhe mundohemi ti argetojmë mira shqipëtarë anë e mbanë botës. Jemi shumë te lidhur edhe me diasporen tonë të dashur, të cilet kanë kontribuar dhe po kontribojnë shumë në trojet shqipëtare.