ShowBiz

Walmart i përgjigjet padisë së Snoop Dogg

Walmart ka kundërshtuar pretendimet e reperit Snoop Dogg, se kompania kanë sabotuar shitjet e produkteve të tij.

Reperi dhe ndërmarrësi i njohur, ngriti padi ndaj Walmart dhe Post Consumer Brands poashtu, me pretendimin se ata kanë sabotuar nxjerrjen në shitje të drithërave të Snoop, përmes marrëveshjeve ‘të fshehta’ dhe veprimeve të tjera ‘djallëzore’.

Sipas Snoop dhe partnerit të tij të biznesit, ish reperit Master P, Walmart dhe Post kishin komplotuar për të siguruar se Snoop Cereal nuk do të ishin të disponueshme për konsumatorët apo do të shkaktonin kosto të mëdha që do të eliminonte çdo fitim.

‘Pas hetimeve të mëtejshme nga punonjësit e dyqaneve, secila prej tyre kishte disa kuti me Snoop Cereals nëpër depo, që ishin të koduara për të mos u vendosur në raftet e dyqaneve’, thanë avokatët e reperit. ‘Ndryshe prej kutive të tjera të Post, vetëm ato të Snoop kishin qëndruar nëpër depot e dyqanit për muaj të tërë pa u vënë në dispozicion për konsumatorët’.

Çështja pritet të dëgjohet edhe nga trupi gjykues, ndërkaq Walmart ka kundërshtuar të gjitha akuzat. ‘Walmart vlerëson të gjitha marrëdhëniet me furnitorët dhe ka një histori të fortë në mbështetje të ndërmarrësve’, u tha në një deklaratë të kompanisë.

TOP10 Albanian Hits

TOP10 Albanian Hits

Ergebnisse anzeigen

Wird geladen ... Wird geladen ...

Reklama