ShowBiz

Taylor Swift po akuzohet për ‘përbuzje’ ndaj Celine Dion në Grammys

Shumë fansa të këngëtares botërore, kanë shprehur zemërim nëpër komente, ndaj sjelljes së Taylor Swift gjatë momentit të pranimit të çmimit, që u prezantua nga diva kanadeze.

Celine Dion, pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore, bëri një paraqitje befasuese në Grammys, për të prezantuar Album of the Year, çmim ky që shkoi për Taylor Swift për të katërtën herë. Por teksa Swift mori trofeun e saj në duar, nuk u ndal për asnjë çast të falënderoj apo vlerësoj artisten që kishte përballë, e që e prezantoi në skenën e madhe të Grammys.

‘Taylor mori çmimin nga Celine Dion pa e shkelur fare syrin apo njohur legjendën e muzikës që i dorëzoi çmimin. Shumë e rëndë për mendimin tim’, shkroi dikush në X/Twitter.

Duke pasur parasysh se Dion nuk ka bërë asnjë paraqitje publike që nga viti 2022 për shkak të sëmundjes së saj, fansat e saj u treguan shumë të ‘ashpër’ ndaj Taylor.

‘Dëshpërimi më i madh i mbrëmjes për mua, ishte Taylor Swift. Ajo përqafoi të gjithë përveq Celine Dion, duke i marrë çmimin nga duart sikur ajo të ishte një person i zakonshëm’, tha një tjetër.

Megjithatë, dyshja më vonë u panë duke pozuar në përqafimin e njëra – tjetrës, por kjo nuk ndryshoi qëndrimin e përdoruesve të internetit.

TOP10 Albanian Hits

TOP10 Albanian Hits

Ergebnisse anzeigen

Wird geladen ... Wird geladen ...

Reklama