ShowBiz

Soni Malaj u kërkon ndjekësve të bëjnë kujdes nga mashtrimet, pasi po hapen profile false në emër të saj

Kohëve të fundit disa nga artistët shqiptarë janë përballur me sulme kibernetike.

Prezantuesja Rudina Magjistari dhe këngëtari e moderatori Ardit Gjebrea, ditë më parë deklaruan se njerëzit po keqpërdorin emrin dhe imazhin e tyre për qëllime të tjera.

Një problem të tillë së fundmi e ka deklaruar edhe këngëtarja shqiptare Soni Malaj, e cila ua bën me dije ndjekësve të bëjnë kujdes nga mashtrimet.

Foto: Instagram

Ajo sqaron se nuk është duke zhvilluar ndonjë lojë apo ‘giveaway’, por që profilet false po e bëjnë për përfitime.

“Kujdes nga adresat false që janë hapur me emrin tim për arsye përfitimi. Unë nuk po zhvilloj asnjë shorte, asnjë ‘giveaway’, prandaj kujdes, mos u bëni pre e këtyre mashtrimeve”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në InstaStory.

Soni Malaj (Foto: Instagram)

Soni ndërkaq ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, por që javë më parë ishte pjesëmarrëse në një koncert virtual të mbajtur në Tiranë. /Telegrafi/

Advertisement Small

Flickr

  • Free time
  • Kate online
  • Olymp
  • The red seruell
  • Early morning
  • Cyclo-Tennis
  • walking the bike
  • Ai no corrida
  • Margerie ... in a rough approximation of the Venus of Otto Dix

About Author

ThemeForest

Collaboratively harness market-driven processes whereas resource-leveling internal or "organic" sources. Competently formulate.

Footer Text

Radio Nostalgjia është Radio me seli në Zvicer, kryesisht jemi një radio me platform vetëm online dhe mundohemi ti argetojmë mira shqipëtarë anë e mbanë botës. Jemi shumë te lidhur edhe me diasporen tonë të dashur, të cilet kanë kontribuar dhe po kontribojnë shumë në trojet shqipëtare.