Të hënën, këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo e mbajti larg syrit të mediave gjithë periudhën e shtatzënisë së saj, teksa nuk ka preferuar të deklarohet as pas momentit të lindjes.
E teksa po shijon periudhën më të bukur, këngëtarja Gashi është mirëpritur të mërkurën në shtëpinë e saj në një ambient të rregulluar enkas dhe shumë të veçantë për t’i uruar mirëseardhjes foshnjës së porsalindur.
Foto: Instagram
Këngëtarja ka vendosur ta pagëzojë djalin e saj me emrin “Mal”, e ndërsa edhe shumica e zbukurimeve ishin të atilla, që i uronin mirëseardhjen në shtëpi vogëlushit të porsaardhur në jetë.
Ka qenë njëra ndër kompanitë dekorative, ajo e cila ka zbuluar emrin e djalit të Shkurtes dhe njëherësh ambientet mikpritëse të realizuara për të.
Foto: Instagram
Duket se ka qenë pikërisht shtatzënia ajo e cila e ka mbajtur Shkurte Gashin më të distancuar sivjet nga muzika.
Add Comment