ShowBiz

‘Ringjallen’ AC/DC; diçka e re po vjen!

Llogaria zyrtare e grupit të njohur AC/DC, ka zgjuar kurreshtjen e fansave në mbarë votën, pas dy postimeve të fundit. Dy video brenda dy ditëve, po paralajmërojnë për diçka të re, që la fansat në pikëpyetje të mëdha, se a bëhet fjalë për një album të ri apo një turne.

Video disa sekondëshe, fillon me simbolin e grupit dhe me këngën e tyre të vitit 1990, Are You Ready, ndërsa video tjetër, me po të njëjtën këngë, shfaqë numrin 5, duke lënë të nënkuptohet se ka të bëjë me datën 5 apo thjeshte numri i anëtarëve të grupit, por gjithçka është ende e paqartë.

Grupi performuan për herë të fundit në Indio, California në tetorin e vitit 2023, që ishte paraqitja e tyre e parë në shtatë vjet. Ndërsa, albumi i tyre i fundit i vitit 2020, Poëer Up, u ngjit në krye të Billboard 200 në vend të tretë ndërsa në Official U.K Album Charts, në vend të parë

TOP10 Albanian Hits

TOP10 Albanian Hits

Ergebnisse anzeigen

Wird geladen ... Wird geladen ...

Reklama