ShowBiz

Reperët aziatikë po shpërthejnë përtej kufijve

Që prej fillimit të tij në vitet ‘70 në New York, hip-hopi ka evoluar nga një fenomen unik amerikan në një formë të globalizuar arti.

Që nga ‘trap’-i kinez i “Higher Brothers” deri te ritmet e lidhura me regëtonin e Bad Bunnyt, artistët përreth globit janë duke krijuar stile të hiperlokalizuara të repit bazuar në kulturat e tyre respektive. Gjykuar nga suksesi meteorik i yjeve koreanojugore të repit – “Blackpink” – grup ky vajzash që ka shitur më shumë se 1 milion albume të elektro-repit të tyre të veçantë vetëm në tetor – dëgjuesit nuk mund të ngopen me të.

Ndërsa fansat e kanë përqafuar zhanrin, edhe nëse nuk e kuptojnë gjuhën.

“Jemi në një pikë, ku gjuha nuk është më pengesë”, ka thënë Jin Hackman, themelues i festivalit malejzian të hip-hopit “Raising The Bar”. “Shikojeni ‘Higher Brothers’ – ata janë shndërruar në emër global duke e përdorur një të folme lokale që as shumë kinezë nuk e kuptojnë”.

Përderisa industria po kërkon talente të ndryshme që kanë fuqi të mjaftueshme për t’i rrëmbyer zemrat e një demografie kosmopolitane, Azia jugperëndimore shumë shpejt mund të kthehet në një pikë qendrore.

Duke qenë një territor me popullsi të shumtë të re, raca të ndryshme dhe shumëgjuhëshe, rajoni ka krijuar gradualisht një komunitet indigjen të hip-hopit dhe bota më në fund po e vëren këtë gjë.

Kompania muzikore “Universal Music Group”, që ka në pronësi “Def Jam Recordings”, ka lansuar një divizion aziatik jug-perëndimor vitin e kaluar të një labeli hip-hopi amerikan që pritet të bëjë një kthesë, transmeton KOHA.

“Yo! MTV Raps” një emision kult që ka filluar të transmetohet në SHBA dhe në Evropë gjatë viteve ’90, ka lansuar gjithashtu edhe një version aziatik vitin e kaluar, ku në sezonin e parë është përqendruar tek yjet nga Singapori, Malajzia, Koreja Jugore e më gjerë.

“Talenti është aty jashtë, thjesht skena ka nevojë për mbështetje”, ka thënë menaxheri i “Def Jam Recordings” për Azinë jugperëndimore, Joe Flizzow. “Duam të jemi aktivë, të organizojmë ngjarje dhe të bëjmë veprime në një nivel të bazës së organizatës”.

Deri më tani, “Def Jam Recordings” ka më shumë se 20 artistë nga Singapori, Malajzia, Indonezia, Vietnami, Tajlanda dhe Filipinet.

Një nga këta artistë është i riu nga Singapori, Yung Raja, aftësia e të cilit për thurje të vargjeve mendjemprehta edhe në anglisht dhe në gjuhën tamile ka ndikuar që të fitojë fansa në diasporën indiane përreth globit dhe e ka shndërruar atë në artistin e parë aziatik që ka publikuar diçka në “Alamo Records”, një tjetër label i famshëm në SHBA.

“Jemi të përqendruar që të sigurohemi se secili nga artistët tanë të shndërrohet në emër të famshëm”, ka thënë Flizzow.

Shumë reperë nga Azia jugperëndimore flasin disa gjuhë, sidomos ata në Malajzi dhe Singapor, ku gjuha malaj, mandarin, tamil dhe angleze fliten në përgjithësi. Kjo fuqi bilinguale, madje edhe trilinguale, u mundëson artistëve që t’i shpërndajnë mesazhet e tyre sociale mes një publiku të gjerë.

“Kur flisni me dikë në gjuhën e tyre të parë ndikon që të arrini tek zemra dhe shpirti i tyre – për mua, muzika supozohet të bëjë diçka të tillë”, ka thënë reperja 25-vjeçare nga Malajzia, Zamaera, e cila i ka përdorur katër gjuhë në një këngë të sajën këtë vit.

Shumica e interpretimeve poetike të saj janë në gjuhën malaj dhe në anglisht, ku ajo paraqet vështirësitë e të qenit grua në një industri patriarkale.

“Dua t’ju them grave nga Malajzia se duhet ta ngrenë zërin për veten”, ka thënë ajo. “Nuk është befasi që gratë në Malajzi nuk trajtohen me respektin e njëjtë si burrat, por nuk mund të heshtim dhe duhet ta mbështesim njëra-tjetrën gjithmonë”.

Për 24-vjeçarin Yung Raja, përzgjedhja e vargjeve në anglisht apo në gjuhën tamil bëhet duke e parë se cila gjuhë i përshtatet tekstit në mënyrën që e përçon më mirë mesazhin.

Duke e ngritur repin tamil nga nëntoka në sipërfaqe, Raja dhe paraardhësit e tij, si këngëtari Yogi B, po e sjellin vëmendjen tek komuniteti minoritar. Në Malajzi dhe në Singapor, tamilët përbëjnë 10-përqindëshin e popullsisë dhe ata përballen me margjinalizim sistematik.

Pasi tregu aziatik funksionon përbrenda trendëve intern, rajoni nuk ka një qasje të tillë që “u përshtatet të gjithave”, kur vjen puna te suksesi komercial.

“Filipinet kanë një histori të pasur të repit të betejave, që është i rëndë me tekste, kështu që kur një reper që murmurit del në skenë, jo të gjithë do ta kuptojnë, por prapëseprapë krijohet një komunikim”, ka shpjeguar Flizzow.

Ai beson se Filipinet përfundimisht do të prodhojnë yllin e ardhshëm.

“Sikurse që është çështje ditësh derisa një lojtar nga Filipinet të jetë në NBA, mendoj se është po ashtu çështje ditësh derisa një reper nga Filipinet të bëhet një nga më të mirët në rajon – për shkak të talentit që ka”, ka thënë ai.

Që repi i Azisë jugperëndimore të bëjë famë globale, ekspertët pajtohen se ka nevojë për bashkëpunime me brendet muzikore përtej oqeanit. Por derisa industria muzikore të rikuperohet nga efektet e pandemisë, bizneset po e përqendrojnë vëmendjen e tyre në kultivimin e talenteve. “Duhet të jemi modestë, t’i ulim veshët dhe t’i gjejmë gjërat e mëdha”, ka thënë Flizzow.

 

About the author

admin

Add Comment

Click here to post a comment

Advertisement Small

Flickr

  • Torlonia Vulci
  • Caracalla & Plautilla - the Torlonia Marbles
  • Group of two warriors (detail right) - the Torlonia Marbles
  • Livia
  • Group of two warriors (detail left) - the Torlonia Marbles
  • Group of two warriors -  the Torlonia Marbles
  • Group of two warriors (detail center) - the Torlonia Marbles
  • Group of two warriors (detail right) - the Torlonia Marbles
  • Marsyas - the Torlonia Marbles

About Author

ThemeForest

Collaboratively harness market-driven processes whereas resource-leveling internal or "organic" sources. Competently formulate.

Footer Text

Radio Nostalgjia është Radio me seli në Zvicer, kryesisht jemi një radio me platform vetëm online dhe mundohemi ti argetojmë mira shqipëtarë anë e mbanë botës. Jemi shumë te lidhur edhe me diasporen tonë të dashur, të cilet kanë kontribuar dhe po kontribojnë shumë në trojet shqipëtare.