ShowBiz

Provokojnë njëri-tjetrin, Bardhi dhe Sara shumë afër puthjes së parë

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin ne shtëpinë e BBVA.

Dyshja u komentua shumë nga banorët të cilët kishin spekulime se ata të dy, nuk pëlqehen me të vërtetë, por e bejnë vetëm për lojë.

Por, në një videoklip shihet Bardhi dhe Sara shumë afër njëri-tjetrit, dhe shumë pranë një puthjeje.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Gjithashtu Bardhi shprehet se Sara ka frikë nëse ky i afrohet shumë afër fytyrës.

Bardhi e quan Sarën “friakacake”, ndërsa kjo i thotë “ose ndoshta s’ke ti guxim mjafueshëm”, teksa qëndrojnë shumë afër gati sa nuk puthen.

Sara këto ditët e fundit u komentua shumë edhe jashtë se mos ka lënë një lidhje pezull, për shkak të një fotografie që i është gjetur duke kapur duart me një mashkull.

Gjithashtu një ish-partner i Sarës gjatë një interviste ka thënë se ka mundësi t’i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

TOP10 Albanian Hits

TOP10 Albanian Hits

Ergebnisse anzeigen

Wird geladen ... Wird geladen ...

Reklama