Reperi i ri Kastro ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Teka teka” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Kënga është produkt i Kastros dhe producentit Florent, gjersa tekstin e këngës e ka shkruar vet Kastro.

Foto: Kastro/YouTube

“Teka teka” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin reperi vjen me një performancë mjaft të veçantë dhe atraktive.

Për regjinë e klipit është kujdesur regjisori Enis Nishori.

Kastro përndryshe numëron tashmë një numër të madh projektesh muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/