ShowBiz

Justin Bieber, më i dëgjuari në Spotify

Justin Bieber është bërë artisti më i dëgjuar në Spotify i të gjitha kohërave me një mesatare prej më shumë se 83.3 milionë dëgjues mujorë, sipas TMZ-së. Suksesi i albumit të ri “Justice”, i publikuar në mars dhe kënga me The Kid LAROI, “Stay”, që ka mbetur në vendin e parë të listës muzikore Billboard për gjashtë javë rresht, ndihmoi në rritjen e shifrave në platformë.

Ylli 27-vjeçar i popit ka mesatarisht 8.8 milionë dëgjues më shumë se The Weeknd, i cili u rendit i dyti me 74.5 milionë. Ed Sheeran doli i treti me 72.4 milionë, ndërsa Ariana Grande dikur theu rekordin e Spotify me 82 milionë dëgjues mujorë, por tani ka afër 59.8 milionë dëgjues mujorë.

Vitin e kaluar, Billie Eilish u shpall artistja “më e dëgjuar” e Spotify për vitin 2020. Në atë kohë, kantautorja 19-vjeçare mundi Taylor Swiftin dhe Granden për vendin e parë me 49,736,031 dëgjues mujorë. Eilish ishte në gjendje të grumbullonte dëgjues edhe pa e publikuar albumin në vitin 2020. Albumi debutues i këngëtares “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” u publikuar në mars të vitit 2019 dhe ndihmoi që ajo të bëhej emër i famshëm, pas suksesit të këngës “Bad Guy”.

Pavarësisht se nuk shtoi një album tjetër në diskografinë e saj, Billie ka publikuar tri këngë të reja gjatë gjithë vitit, përfshirë “No Time To Die” të cilën këngëtarja e shkroi për filmin e ardhshëm të James Bondit me të njëjtin emër. Në korrik 2019, Eilish publikoi ​​një remix të këngës “Bad Guy” me Bieberin. Në fillim të këtij viti, ajo e quajti Bieber si njeriun më të ëmbël në botë. Justin, veteran në botën e showbizit, edhe i ka ndihmuar Billiet që ta marrë qendrën e vëmendjes.

“E kam shok të mirë. Më ka ndihmuar shumë sa i përket menaxhimit të famës”, ka thënë Billie. Ajo ka vazhduar: “Ai më telefonon ndonjëherë dhe më thotë gjëra që më bëjnë të ndihem e dëgjuar dhe sikur edhe dikush tjetër po kalon nëpër të njëjtat gjëra. Kështu që është vërtet bukur ta kesh në jetë”. Me siguri Billie i ka dëgjuar këshillat e tij, teksa po e gjen veten përsëri në qendër të vëmendjes, me publikimin e albumit të ri, “Happier Than Ever”.

About the author

admin

Komento

Click here to post a comment

Advertisement Small

Radio Nostalgjia

Radio Nostalgjia është Radio me seli në Zvicer, kryesisht jemi një radio me platform vetëm online dhe mundohemi ti argetojmë mira shqipëtarë anë e mbanë botës. Jemi shumë te lidhur edhe me diasporen tonë të dashur, të cilet kanë kontribuar dhe po kontribojnë shumë në trojet shqipëtare.