ShowBiz

Dua Lipa shkëlqeu në ngjarjen e përvitshme “Elton John AIDS Foundation”

Derisa pandemia e COVID-19 nuk arriti ta ndalojë Elton Johnin që ta organizojë ndejën e përvitshme e cila mbahet para ceremonisë “Oscar”. Në fakt, kjo pandemi e bëri kauzën e kësaj mbrëmjeje edhe më të vlefshme.

Marrë parasysh se kriza shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar veçanërisht tek miliona njerëz të cilët luftojnë me SIDA-n anembanë botës, fondacioni i muzikantit të njohur britanik “Elton John AIDS Foundation” vazhdoi me organizimin e ndejës bamirëse në formatin virtual.

Në këtë ngjarje të mbushur me muzikë, komedi, intervista dhe edukim, Elton John shoqërohej nga aktori Neil Patrick Harris i cili shërbeu në rolin e prezantuesit, ylli i muzikës me prejardhje kosovare Dua Lipa e cila performoi gjatë mbrëmjes, dhe njëkohësisht paraqitje të shkurtra shënuan edhe Lady Gaga, Cynthia Erivo dhe miqtë e tjerë të famshëm të muzikantit.

Vetëm ngase ndeja nuk u mbajt në formën tradicionale me të ftuar të shumtë në sallë, kjo nuk e pengoi Dua Lipën që të vishej plot elegancë. Në fakt, ylli i muzikës pop i kishte zgjedhur dy fustane super glamuroze për paraqitjen e saj, dhe dukej saktë si një yll i hollywoodit.

 

Me plot sharm ajo i interpretoi hitet “Don’t Start Now”, “Levitating”, “Hallucinate” dhe “Pretty Please”, e shoqëruar në piano nga Elton John.

Kjo ishte hera e parë që John dhe Lipa interpretuan së bashku.

Në fund të performancës, Dua e cila vazhdimisht e ka shprehur admirimin për yllin britanik të muzikës, Elton John, tha: “Çfarë nderi dhe një ëndërr e shndërruar në realitet për mua. Elton, falemindërit që më ke ftuar të performoj me ty sonte”.

Për herë të parë në historinë e kësaj ngjarjeje, përkrahësit e fondacionit “Elton John AIDS Foundation”, janë ftuar ta ndjekin këtë ndejë të famshme që zë vend para ceremonisë së shpërblimeve prestigjioze “Oscar”, në formë virtuale.

About the author

admin

Komento

Click here to post a comment

Advertisement Small

Radio Nostalgjia

Radio Nostalgjia është Radio me seli në Zvicer, kryesisht jemi një radio me platform vetëm online dhe mundohemi ti argetojmë mira shqipëtarë anë e mbanë botës. Jemi shumë te lidhur edhe me diasporen tonë të dashur, të cilet kanë kontribuar dhe po kontribojnë shumë në trojet shqipëtare.