ShowBiz

Albumi i Kanyes do të publikohet më 2024

Kanye West ka tërbuar fansat të enjten teksa publikoi ​​materiale për albumin e tij të ri më “2024” të shkruar në pjesën e pasme. Reperi, 44 vjeç, duhej ta publikonte albumin “Donda” më 23 korrik pas festës së parë të dëgjimit, por ai vendosi ta anulonte vendimin, pa u dhënë arsye fansave.

Tani në festën e tij të tretë të dëgjimit për albumin, Kanye zbuloi produktin e tij të vitit 2024, duke i lënë disa fansa të besojnë se albumi nuk do të publikohet edhe për tre vjet të tjerë – ndërsa të tjerët ishin të bindur se Kanye po shpallte kandidimin për president.

Reperi organizoi një ngjarje në Soldier Field në Chicago të enjten mbrëma, duke ua ofruar fansave mundësinë për t’i blerë materialet.

Ndër artikujt në shitje ishin kapelat dhe bluzat e Dondës ku paraqiteshin fotografitë e shtëpisë së fëmijërisë së Kanyet dhe fotografitë e foshnjërisë. Radhët e fansave që donin t’i kishin materialet kishin mbushur stadiumin, ku shumë prej tyre u zhgënjyen pasi artikujt u shitën.

Menjëherë pas kësaj, lajmet për publikimin e vitit 2024 filluan të qarkullojnë në internet, pasi fansat e hutuar shkruan në “Twitter”: “Kanye me gjasë do të kandidojë për president”.

Kanye kandidoi për president në vitin 2020 me banerin “Birthday Party”, duke e përqendruar platformën e tij në vlerat e krishtera, konservatorizmin fiscal dhe reformën në drejtësinë penale. Në fund, reperi i “Jesus Walks” doli në votim në 12 shtete dhe fitoi 66,000 vota në shkallë vendi. Pas humbjes së tij, ylli filloi të punojë në “Donda”, albumi i pare që nga “Jezus Is King” i vitit 2019. “Donda”, e emëruar sipas nënës së dashur të yllit që vdiq më 2007, u jep fansave të devotshëm një paraqitje të shkurtër të martesës së tijtë shkatërruar me Kim Kardashianin dhe ka bashkëpunime me Jay-Z dhe Travis Scott.

Siç u zbulua gjatë festave të mëparshme të dëgjimit, albumi përfshin disa bashkëpunime me reperë, duke përfshirë Pop Smoke, Travis Scott, PlayboiCarti, Pusha T, Baby Keem, Lil Baby dhe Lil Durk.

Weeknd gjithashtu shfaqet në një këngë himni. Albumi “Donda”, që ka marrë emrin sipas nënës së dashur të yllit që vdiq më 2007, është albumi i pare i yllit që nga viti 2019 “Jesus Is King”. Të enjten, Kanye organizoi një festë të çuditshme dëgjimi për albumin e 10-të, madje edhe ia vuri flakën vetes teksa promovonte muzikën e tij të re. Reperi kishte ngritur një kopje të shtëpisë së fëmijërisë, teksa organizoi ngjarjen, me të cilin ylli rikujtoi martesën e tij shtatëvjeçare me Kim Kardashianin.

Pavarësisht se mbërriti një orë e gjysmë me vonesë në ngjarje, Kanye e mbajti audiencën – të cilës i ishin ofruar vaksina kundër Covid-19 jashtë stadiumit – të argëtuar me idhujt e tij të çuditshëm dhe gjithashtu u trondit kur nxori artistët e turpëruar DaBaby dhe Marilyn Manson për t’iu bashkuar në skenë.

Kjo është ngjarja e tretë që Kanye ka mbajtur për ta promovuar albumin e tij të dhjetë. Ylli tërhoqi 42,000 pjesëmarrës në ngjarjen e parë në stadiumin Mercedes-Benz të Atlantës muajin e kaluar, në të cilin ai mbërriti vonë, nuk tha asnjë fjalë dhe qëndroi në mes të skenës me një maskë të tejdukshme ndërsa këngët luheshin.

About the author

admin

Komento

Click here to post a comment

Advertisement Small

Radio Nostalgjia

Radio Nostalgjia është Radio me seli në Zvicer, kryesisht jemi një radio me platform vetëm online dhe mundohemi ti argetojmë mira shqipëtarë anë e mbanë botës. Jemi shumë te lidhur edhe me diasporen tonë të dashur, të cilet kanë kontribuar dhe po kontribojnë shumë në trojet shqipëtare.