Startseite » Rihanna shkëlqen në Bruksel
Showbiz

Rihanna shkëlqen në Bruksel

Superylli global Rihanna tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën botërore të filmit shumë të pritur “Smurfët”, e cila u mbajt mbrëmë në Bruksel.

E veshur me një fustan transparent rrjetë që linte në pah barkun e rrumbullakosur, këngëtarja dhe biznesmenia konfirmoi njëherë tjetër statusin e saj si ikonë stili dhe vetëbesimi.

Rihanna, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë, u shfaq elegante dhe e guximshme, duke përqafuar plotësisht bukurinë e shtatzënisë në tapetin blu të eventit, që reflektonte tematikën e filmit animuar.

Image