Në kompleksin klinik “Nëna Tereza” në Shkup është kryer transplantimi i pestë i zemrës dhe dy transplantime të veshkave nga një donator i vdekur.

Transplantimi i zemrës është kryer te pacienti 66 vjeçar i cili nuk ka pasur alternativë tjetër, ndërsa zemra i ka punuar më pak se 20%, kurse transplantimi i veshkave është kryer te pacientë 40 vjeçar që kanë qenë në dializë.

Donatore është 42 vjeçarja e cila ka pasur dëshirë që t’i dhurohen organet pas vdekjes.

“Falënderojmë familjen e pacientes së ndjerë e cila për fat të keq kishte gjakderdhje në tru dhe humbi jetën, ndërsa bashkëshorti dhe vëllai respektuan dëshirën e saj e cila e ka thënë gjatë jetës”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Pacientit i cili i është transplantuar zemra ndodhet në makinë respiratore, ndërsa nga nesër do të fillojë procesi i zgjuarjes. Kjo fazë, sipas Filipçes, është kritike, por shpreson se pacienti do ta tejkalojë dhe nuk do të ketë komplikime./Telegrafi/