Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 18 viktima si pasojë e infektimit me coronavirus.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 801 raste të reja me coronavirus.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.
Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.
Janë kryer 2.264 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 349 testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
349 raste në Tiranë,
49 raste në Vlorë,
41 raste në Lushnje,
39 raste në Lezhë,
32 raste në Shkodër dhe Korçë,
Add Comment