Lajme

Qeveria nuk duket se po punon në partneritet me ne

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kritikuar Qeverinë në lidhje me vendimin i cili ndalon qarkullimin e dinarit serb.

Në një adresim për media të enjten, ai ka thënë se situata me dinarin ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën, ndërsa ka shtuar se kërkesa e tyre është që të shtyhet zbatimi i këtij vendimi.

Diplomati amerikan mes tjerash është shprehur se “Qeveria nuk duket se po punon në partneritet me SHBA-në”.

“Nuk duam të jemi në këtë rrethanë. SHBA-të përkushtohen për popullin e Kosovës dhe të shtunën do të festojmë përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gjithsesi se do të jem i pranishëm për të festuar atë që kemi arritur se bashku. Por, kjo nënvizon prapë atë se sa problematik është ky moment. Qeveria nuk duket se po punon në partneritet me ne”, ka thënë Hovenier.

Ai ka shtuar se SHBA-ja ka shqetësime domethënëse për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

“Një nga zyrtarët më të lartë amerikan, James O’Brien e bëri të qartë dhe mesazhi im është i qartë – SHBA-ja ka shqetësime domethënëse për zbatimin e Rregullores së BQK-së. Shqetësimet i kemi thënë në publik dhe privat”, ka deklaruar ambasadori amerikan. /Telegrafi/

TOP10 Albanian Hits

TOP10 Albanian Hits

Ergebnisse anzeigen

Wird geladen ... Wird geladen ...

Reklama