Kosova

Specialja pritet të vendos për vazhdimin apo jo të paraburgimit për Salih Mustafën

Gjykata Speciale ka kërkuar dorëzimin e parashtresave lidhur me rishikimin e masës së paraburgimit për ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa.

Gjykatësi Nicolas Guillou në parashtresën mbi rishikimin e paraburgimit për Salih Mustafën, ka potencuar se rishikimi i masës së paraburgimit për Mustafën duhet të ndodhë pas skadimit të dy muajve nga vendimi i fundit për paraburgim.

“Para dhënies së një vendimi për rishikimin e masës së paraburgimit për z.Mustafa, Gjyqtari i Procedurës paraprake do të shqyrtojë parashtresat e palëve për këtë çështje”, thuhet në kërkesën e gjykatësit Guillou, shkruan Telegrafi.

Guillou ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara të paraqesë parashtresat me shkrim deri të mërkurën më 13 janar 2021, nëse ekzistojnë ende arsyet për ndalimin e mëtutjeshëm të Salih Mustafës, ose nëse ndalimi i tij duhet të ndërpritet.

Po ashtu edhe nga pala mbrojtëse është kërkuar të paraqesë parashtresat me shkrim deri të hënën më 18 janar 2021 lidhur me vazhdimin apo jo të paraburgimit për ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa.

Vendimi për dorëzimin e këtyre parashtresave është marrë më 5 janar 2021, por që është bërë publik së fundmi.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 28 shtator 2020, ai nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.

Më 28 tetor 2020, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja. Kurse më 23 nëntor 2020, gjykata kishte vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi. /Telegrafi/

About the author

admin

Add Comment

Click here to post a comment

Advertisement Small

Flickr

  • kind of story
  • kind of story
  • kind of story
  • kind of story
  • Quai de Valmy
  • kind of story
  • cache-misère
  • transitions
  • passage

About Author

ThemeForest

Collaboratively harness market-driven processes whereas resource-leveling internal or "organic" sources. Competently formulate.

Footer Text

Radio Nostalgjia është Radio me seli në Zvicer, kryesisht jemi një radio me platform vetëm online dhe mundohemi ti argetojmë mira shqipëtarë anë e mbanë botës. Jemi shumë te lidhur edhe me diasporen tonë të dashur, të cilet kanë kontribuar dhe po kontribojnë shumë në trojet shqipëtare.