Kosova

Haradinaj: Qeveria të ndaj fondet për familjet e prekura nga vërshimet

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka vizituar sot fshatin Rudë të Malishevës. Ky fshat dhe zonat përreth janë prekur nga vërshimet ditët e kaluara dhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Haradinaj, ka bërë thirrje për solidaritet mes vete dhe ka ftuar Qeverinë në detyrë që të marrë masat e menjëhershme për t’i ndihmuar familjeve të dëmtuara.

“Në këtë katastrofë natyrore, të gjithë së bashku duhet të qëndrojmë pranë familjeve të prekura dhe të bashkëndjejmë me vuajtjet e tyre nga këto përmbytje. Ftoj qeverinë në detyrë, për mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse me qëllim të ndihmës dhe përkrahjes për qytetarët, si dhe të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje. Dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk i kanë përmbushur kontratat sa i përket cilësisë së punës, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka ngritur shqetësimin për mospërmbushjen e kontratave për cilësi të punës, që mund të jenë shkak i dëmeve infrastrukturore që u shkaktuan.

Postimi i plotë:

Vizitova sot komunën e Malishevës, përkatësisht një ndër zonat e prekura nga vërshimet.

Në këtë katastrofë natyrore, të gjithë së bashku duhet të qëndrojmë pranë familjeve të prekura dhe të bashkëndjejmë me vuajtjet e tyre nga këto përmbytje.

Ftoj qeverinë në detyrë, për mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse me qëllim të ndihmës dhe përkrahjes për qytetarët, si dhe të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje.

Dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk i kanë përmbushur kontratat sa i përket cilësisë së punës.

Ngritja e standardeve të larta infrastrukturore si dhe kapaciteteve për reagim dhe mbrojtje nga katastrofat natyrore duhet të jetë prioritet i shtetit tonë.

Njëkohësisht ftoj aktivistët, strukturat e Aleancës në zonat e prekura si dhe gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, që t’iu dalin në ndihmë familjeve të prekura në këtë fatkeqësi natyrore. /Telegrafi/

About the author

admin

Add Comment

Click here to post a comment

Advertisement Small

Flickr

  • blue in the middle
  • torsion sur le bleu
  • green on the top
  • continuum
  • with red
  • with right red
  • appeal
  • Blue umbrellas
  • Bocca della Veritä

About Author

ThemeForest

Collaboratively harness market-driven processes whereas resource-leveling internal or "organic" sources. Competently formulate.

Footer Text

Radio Nostalgjia është Radio me seli në Zvicer, kryesisht jemi një radio me platform vetëm online dhe mundohemi ti argetojmë mira shqipëtarë anë e mbanë botës. Jemi shumë te lidhur edhe me diasporen tonë të dashur, të cilet kanë kontribuar dhe po kontribojnë shumë në trojet shqipëtare.